Marrëveshja e Ohrit në Kapitullin 35, për analistët serbë çështje e kryer

Aktuale

Marrëveshja e Ohrit në Kapitullin 35, për analistët serbë çështje e kryer

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Pas njoftimit se Këshilli Evropian do t`i kërkojë Komisionit Evropian që të përfshijë në Kapitullin 35, Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka ngjallur reagime të shumta në Serbisë. Analistët në Beograd thotë se me marrëveshjen e Ohrit, BE dëshiron që Serbia mos ta pengojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa mendojnë se kjo është çështje e kryer.

Vndimi për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kapitullin 35 duhet të finalizohet dhe të miratohet nga vendet anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 12 dhjetor, dhe më pas të konfirmohet nga liderët brenda Këshillit Evropian në samitin e fundit të vitit, i cili është caktuar për 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel.

Dushko Lopandiq, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe nënkryetar i partisë Qendra Serbe, thotë se kjo nuk është asgjë e re dhe se është e shkruar në vetë Marrëveshjen e Ohrit.

“Është një marrëveshje ku thuhet se Serbia do të pranojë dokumentet, simbolet, flamurin, vulat dhe problematike është se Serbia nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, thotë Lopandiq për N1.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shpreson se Marrëveshja e Ohrit të mos përfshihet në tërësi në Kapitullin 35 në negociatat ndërmjet Beogradit dhe BE-së, sepse në këtë mënyrë “Bashkimi do t'ia mbyllte derën Serbisë”.

“Nëse thoni se anëtarësimi i Kosovës në OKB është pjesë e atij kapitulli, atëherë është e qartë se nuk e dëshironi Serbinë në BE. Nuk besoj se është e mundur dhe nuk besoj se do të marrin një vendim të tillë”, ka thënë Vuçiq.

Dushan Milenkoviq nga Qendra për Dialog Social dhe Iniciativa Rajonale, thotë se mesazhi i Vuçiqit se nëse një propozim i tillë miratohet në BE do të thotë se nuk na duan, “është malverzim politik”.

“Nëse ajo miratohet në formën e saj integrale në anekset e Brukselit dhe të Ohrit, OKB-ja nuk do të përmendet.

“Fakti që thotë se Serbia nuk do ta kundërshtojë hyrjen e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare nënkupton edhe OKB-në, por nuk do të përmendet, që do të thotë se Vuçiq mund të dalë më 15 dhjetor dhe të thotë se nuk e kanë përfshirë OKB-në për shkak të presioni i tij”, thotë ai.

Milenkoviq po ashtu thekson se synimet e BE-së ndaj Serbisë kanë qenë gjithmonë më të qarta se sa synimet e Beogradit ndaj BE-së.

“Sidomos që nga ardhja e Vuçiqit në pushtet, ata përpiqen të bëjnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të përfshijë një lloj njohjeje. Nuk e fshehën këtë. Dhe një gjë tjetër, ata besojnë se Vuçiq pranoi gjithçka që ishte rënë dakord në Bruksel dhe Ohër, që ishte një deklaratë e qartë nga shefi i BE-së, Josep Borell”, thotë ai.

Lopandiq, ndërkaq  rikujton gjithashtu se gjatë negociatave të dyja palët janë pajtuar për një tekst të tillë të Marrëveshjeve, dhe se në atë kohë nuk ka qenë kontrovers për palën serbe.

“Borelli pas marrëveshjes në Ohër tha se ka pasur probleme. Prishtina kryesisht ka shkaktuar probleme me përmbajtjen e tekstit, ndërsa Beogradi me formën. Dhe tani dëgjojmë nga presidenti se përmbajtja është kontestuese dhe kur ka negociuar nuk ka qenë e kontestuar”, thotë ai.

Në pyetjen nëse mund të ketë ndonjë ndryshim në tekst përpara se të miratohet propozimi i Këshillit Evropian, të dy opinionitët serbë thonë se “kjo nuk ka gjasa të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat