Vrasja e Liridonës, analisti reagon i revoltuar: Mediat në Shqipëri luajtën me emocionet dhe mjegulluan me faktet e policisë

Aktuale

Vrasja e Liridonës, analisti reagon i revoltuar: Mediat në Shqipëri luajtën me emocionet dhe mjegulluan me faktet e policisë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:31
Liridona Ademaj

Organizimi i vrasjes makabre të 30-vjeçares Liridona Ademaj, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së gruas së tij, bëri që mediat jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri ti bëjnë jehonë ngjarjes.

Analisti Neritan Sejamini tha mediat e Tiranës mbuluan orë pafund, me konspiracione.

"Gjithë ky mbulim mediatik që iu bë në Shqipëri, a ka sjellë dicka të re? Jo. Është vetëm informacioni që ka dhënë Policia e Kosovës dhe informacioni që ndodhet nga padia në Gjykatë, asgjë tjetër.

Nëse janë transmetuar orë pafund, i vetmi kontribut që bën mediat këtu janë thënë konspiracione.

Media ka synim të informoj të vërtetën, ajo vetëm është sjellë në mënyrë emocionale dhe ka mjegulluar ato fakte që janë bërë nga policia dhe drejtësia ne Kosovë.

Është luajtur me emocionin, është kthyer në telenovelë. Njerëz të thjeshtë janë bërë shënjestër dhe janë vënë para kamerave.

E kuptoj që ka shumë ngjarje me ndikim në publik, por kjo është një vepër makabre që nuk nxjerr dot as ndonjë mësim. Është rast makabër dhe motivet janë të paditura, nuk ka vlerë ta përgjithësosh.

Kjo që ka ndodhur më duket një lojë e madhe emocionale për audiencë, për të dramatizuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat