Nagavci në Bruksel prezanton politikat për fuqizimin e vajzave dhe grave

Aktuale

Nagavci në Bruksel prezanton politikat për fuqizimin e vajzave dhe grave

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:16
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në panelin me temë “Fuqizimi ekonomik i grave: një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor”.

Nagavci theksoi në veçanti rëndësinë që ka edukimi në rritjen akademike dhe fuqizimin e  grave.

Derisa ka prezantuar disa nga politikat dhe mbështetjet që si ministre e Arsimit ka ndërmarrë për fuqizimin e vajzave dhe grave si:

“Arsim publik falas në nivelin e arsimit të lartë; Dhënia e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit;

4630 vajza/gra përfituese të bursave STEM për tre vite; 4 çerdhe të përfunduara, 26 në proces të ndërtimit, 6 shkolla në proces të adaptimit për çerdhe; Fillimi i rishikimit të teksteve shkollore; Këtë vit arsimi dual është finalizuar me 8 profile të reja në 21 shkolla e 14 komuna”, tha ajo.

Tutje sipas Nagavcit Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë gjithashtu një sërë vendimesh në përkrahje dhe fuqizim të vajzave, grave e nënave të reja.

“Është rritur niveli i punësimit të grave në 58.3%; Me masat e Qeverisë, janë punësuar mbi 9 mijë gra; Është miratuar ligji që mundëson rritjen e pagës minimale; Kemi mbështetur mbi 40 mijë gra lehona; Janë dhënë grante dhe subvencione për biznese në pronësi të grave; Me programin “Qeveria për familje” janë punësuar 1110 gra dhe 938 burra.

Fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, ndaj është prioritet i ynë si ministri, por edhe e Qeverisë Kurti si dhe e gjithë shoqërisë sonë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat