Vrasja e rëndë në tentativë, babai i gazetarit Selimi thotë se reja e tij dëneste nga vaji kur i ishte vënë flaka garazhës

Aktuale

Vrasja e rëndë në tentativë, babai i gazetarit Selimi thotë se reja e tij dëneste nga vaji kur i ishte vënë flaka garazhës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Babai i gazetarit Alban Selimi, Rexhep Selimi ka rrëfyer për momentin kur zjarri kishte kapluar garazhin e të birit.  Ai tha se në atë moment bashkëshortja e Albanit  dëneste dhe çante nga frika.

“… reja, nusja e Albanit ajo dëneste  nga vaji ishte momente shumë i rëndë”, kështu ka deklaruar dëshmitari Rexhepi Selimi në seancën e së premtes ndaj Arsim Limanit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Alban Selimit gazetar në RTK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Rexhepi tha se ishte ndihmuar nga tre ose katër persona për të ndaluar zjarrin.

Ai deklaroi se fillimisht kishe menduar se zjarri ishte shkaktuar si rezultat i rrymës, mirëpo nga punëtor të KEK-ut ishte thënë se po vije era benzinë dhe se nuk ishe shkaktuar zjarri nga rryma.

Dëshmitari Rexhepi tha po ashtu se brenda në shtëpi ishte nipi i tij sëbashku me gruan e Albanit.

Ai paraprakisht tha se kishin raporte të mira me babain e të akuzuarit.

Po ashtu dëshmitari Rexhepi, duke u përgjigjur në pyetjen e përfaqësuesit të Alban Selimit, avokatit Kujtim Kërveshi deklaroi se djali i tij në ditë kritike nuk ishte në shtëpi dhe se ishte në punë.

Dëshmitar Rexhepi po ashtu u ballafaqua edhe me deklaratën e dhënë në polici nga mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokatit Fanol Krasniqi, duke thënë se nuk është me rëndësi se kujt i ka thënë të thërras policin, pasi që ngjarja sipas tij që ka ndodhur ishte e rëndë për ta.Pas dëshmisë së dhënë nga Rexhepi, seanca vijoi me administrim të provave materiale mirëpo, prokurori Ilaz Beqiri kërkoi që seanca të shtyhet në mënyrë që të marr përgjigje nga policia se a ka kamera në vendin ku ka ndodhur rasti apo jo.

Me këtë shtyrje nuk u pajtua avokati Krasniqi, duke shtuar se nëse analizohen shkresat e lëndës vërehet se zyrtarët policorë kanë sqarua se nuk ka kamera në vendin e ngjarjes.

Mirëpo propozimi i prokurori Beqiri u aprovua nga trupi gjykues që seanca të shtyhet me ç’rast avokati Krasniqi kërkoi që t’i ndërpritet masa e paraburgimit ndaj Limanit dhe se kjo masë t’i zëvendësohet me atë të arrestit shtëpiak, por një kërkesë e tillë u refuzua nga trupi gjykues.

Po ashtu edhe i akuzuari kërkoi kjo masë t’i ndërpritet, duke shtuar se nuk ka pasur për qëllim që të lëndoi askënd me ç’rast i kërkoi fjalë edhe gazetarit Selmi për rastin e ndodhur.

“Kërkoj falje edhe njëherë, s’kam pas qëllim të lëndoj askënd”, tha Limani.

Më pas seanca u shty për muajit në vijim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve. Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat