Elshani tregon se si po luftohet ilegaliteti në veri të Kosovës

Aktuale

Elshani tregon se si po luftohet ilegaliteti në veri të Kosovës

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:13
Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar se a po vëzhgon ende Serbia përmes kamerave ilegale në veri.

Elshani ka treguar se në Mitrovicë të Veriut ka pasur kamera që nuk janë monitoruar nga Policia e Kosovës.

“Kur kam ardhë unë në këtë vend, në prill të këtij viti, kam parë shumë kamera në qytet (Mitrovicën e Veriut), kamera të cilat nuk monitoroheshin nga Policia e Kosovës, ka pasur në maje të ndërtesave dhe e kanë monitoruar veriun”, ka thënë Elshani. 

Tutje, ai ka shtuar se kamerat janë larguar dhe janë vendosur të tjera. 

“Rreth 40 kamera i kemi largu dhe i kemi vendosë të tjera që i monitoron Policia.”

Ndërsa, pas rastit të Banjskës që mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, Elshani ka thënë në se do ta vazhdojnë punën e tyre dhe zbatojnë ligjin e Republikës së Kosovës.

“Rasti i Banjskës e ka ndërru situatën komplet. Te ky rast na u vra Afrimi, tash na u ka bo si njejtë, e kryejmë punën tonë, e zbatojmë ligjin. E kanë marrë vesh populli edhe grupet kriminale e kanë kuptu se ne nuk i lajmë rahat ata. Nëse përpara ka qenë situata që ata na kanë sulmu e na jemi shku jemi mshefë te Lagjja e Boshnjakëve, tash situata ka ndryshu. Ata kanë me gjujtë, na kemi me ardhë në atë vend edhe kemi me u marrë me këtë çështje”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se veriu është pjesë e shtetit të Kosovës dhe se do merren me probleme njëjtë siç kanë trajtuar rastin e Banjskës.

“Ky vend është i joni, është pjesë e shtetit të Kosovës edhe kemi me u marrë me këtë problem sikurse rastin e Banjskës. Kemi policë të mjaftueshëm në veri”, ka thënë Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat