Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

Aktuale

Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:00
Liridona Ademaj

Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar këtë të shtunë drejt Suedisë.

Burime të medias konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, ngaqë ata janë shtetas suedezë.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre është prangosur sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat