​Haxhiu: Beteja për luftimin e dhunës në bazë gjinore është e përhershme

Aktuale

​Haxhiu: Beteja për luftimin e dhunës në bazë gjinore është e përhershme

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:30
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në një mesazh në përmbyllje të fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ka thënë se institucionet e vendit do të vazhdojnë luftimin e dhunës në bazë gjinore, në mënyrë që të gjitha gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta në shoqërinë tonë.

Ajo ka shprehur shqetësimin me rastet e dhunës dhe femicidit, luftën kundër të cilave institucionet do ta vazhdojnë edhe më fuqishëm në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit të vajzave dhe grave.

Haxhiu ka thënë se me përkushtim institucional do ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë dhe më të sigurt për çdo grua dhe vajzë, dhe se beteja për luftimin e dhunës do të jetë permanente.

Ndryshe, gjatë fushatës globale “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar mbi 80 aktivitete në gjithë vendin. Gjatë fushatës është realizuar edhe masa ekonomike për punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe programi i parë për rehabilitimin e dhunuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat