Sindikata shpreh ngushëllime për policin që vdiq në krye të detyrës në Jarinje

Aktuale

Sindikata shpreh ngushëllime për policin që vdiq në krye të detyrës në Jarinje

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për vdekjen e pjesëtarit të Policisë, Rexhep Sejdiu.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Sejdiu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në postimin në Facebook.

Rexhep Sejdiu ka vdekur dje derisa ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

Ngushëllime ka shprehur edhe ministri Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat