“Fëmijët e Liridonës, të detyruar të ktheheshin në Suedi”

Aktuale

“Fëmijët e Liridonës, të detyruar të ktheheshin në Suedi”

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:12
Liridona Ademaj

Elena Bogëjani në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me fatin e fëmijëve të Liridona Ademajt pas vdekjes së saj.

Ajo tha se fëmijët e Liridonës ishin të detyruar të ktheheshin në Suedi për shkak të gjendjes emocionale, pasi kanë nevojë që ta kuptojnë situatën.

Sipas saj për gjendjen e fëmijëve por dhe të ngjarjes do të bëhet një vlerësim dhe nga organet përkatëse.

“Gjyshi i tyre Shaban Murseli ka deklaruar menjëherë që sa ë kryhen procedurat do të vijnë në Suedi. Fëmijët nuk kanë humb vetëm nënën por dhe babin. Kanë nevojë ta kuptojnë situatën. Gjyshërit janë treguar shumë përgjegjës. Do të bëhet një vlerësim, ku do të ketë psikologë, pedagogë, si dhe një person ligjor”-tha ai ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat