Instituti EdGuard: Mbi 66% e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s, 50% të vështira

Aktuale

Instituti EdGuard: Mbi 66% e nxënësve i konsiderojnë konfuze pyetjet e PISA-s, 50% të vështira

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 12:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Instituti “EdGuard” ka bërë prezantimin e hulumtimit “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”. Sipas të gjeturave në Raport nga 280 nxënës sa ishin intervistuar 66 për qind e tyre kanë deklaruar se pyetjet ishin konfuze përderisa e 34 për qind kanë thënë se pyetjet ishin të qarta.

Këto të dhëna i bëri të ditura drejtori i kësaj organizate, Rinor Qehaja. Ai madje potencoi se rreth 50% e nxënësve kanë deklaruar se pyetjet e PISA-s ishin të vështira, kurse mbi 21% se ato ishin shumë të vështira.

Madje tha se disa nxënësve nuk kanë marrë seriozisht këtë test pasi nuk ka ndikuar direkt në notim. Ai bëri të ditur se 76 për qind e të anketuarve thanë se nuk kanë tentuar të komunikojnë gjatë testimit.

15 për qind kanë thënë se kanë komunikuar, për pyetjet e lëndës së matematikës, nxënësit janë përgjigjur se ngjanin me ato që i kanë mësuar në shkollë”.

Diku rreth 89% kanë qenë të informuar. Kanë qenë të informuar për pjesëmarrje, por jo informim të detajuar për përmbajtjen. Sa të vështira ishin pyetjet për test: Diku rreth 50% mesatarisht e 21% shumë. A ishin pyetjet konfuze – rreth 66% kanë thënë që pyetjet ishin konfuze dhe 34% kanë thënë jo”.

Drejtor i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Betim Sylejmani tha se rezultatet e testin nuk janë të mira, për shkak se nuk i është kushtuar rëndësi kësaj çështje.

“Shteti jonë ka vendosur të jenë pjesëmarrës. Nuk kemi rezultate të mira sepse nuk i kemi kushtuar rëndësi nëse do të kishim kushtuar një rëndësi si shtet Testit PISA dhe të hynim më të përgatitur rezultatet do të ishin tjera”.

Driton Vela, profesor në UP-së, tha se nuk kemi një sistem që i nxjerr pah talentet e individit, dhe kjo është për tu shqetësuar.

“Jo vetëm që kemi rezultate të dobëta, por nuk kemi as  përpjekje për ndryshime. Nuk kemi një sistem që i nxjerr pah talentet e individit, kjo është për tu shqetësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat