Protesta e Policisë, Mushkolaj: Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, duhet të ketë ndjeshmëri

Aktuale

Protesta e Policisë, Mushkolaj: Qeveria duhet të gjejë zgjidhje, duhet të ketë ndjeshmëri

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Analisti, Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” ka thënë se nuk do të duhej të vinte puna që Policia të protestonte të shtunën.

“Një qeveri e përgjegjshme, e kujdesshme nuk e kishte lejuar që Policia të dalë në protestë. Nuk po them se ato kërkesa janë ultimative por mendoj se duhej të ketë ndjeshmëri prej Qeverisë, duhet të ketë më shumë një qasje më proaktive”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje me policinë sepse sipas tij, qasja e ngurtë e Qeverisë nuk është zgjidhje e mire për ta adresuar problemin.

“Besoj që Qeveria duhet të gjej zgjidhje, për mua është shumë problematike qasja jo vetëm ndaj Policisë, por në përgjithësi kur kemi të bëjmë me reagime, kundërshtime, protesta, greva e të tjerë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat