Pas vdekjes së avokatit të Veselit, Specialja merr vendimin e “papritur” në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Pas vdekjes së avokatit të Veselit, Specialja merr vendimin e “papritur” në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 07:44 Përditësuar në ora: 11:10 më 12.12.2023
Pamje nga gjykata në Hagë

​Specialja anulon të gjitha seancat për sivjet për rastin Thaçi dhe të tjerët

Pas vdekjes së avokatit Andrew Strong, mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith ka vendosur t'i anulojë të gjitha seancat e parapara për sivjet në rastin më të madh të Gjykatës Speciale.

Seanca e sotme mbajti një minutë heshtje për avokatin, Andrew Strong. Kurse, avokati Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit, fillimisht kërkoi që në shenjë respekti të anulojnë për këtë javë

Smith: Andrew gjithmonë ka bërë të pamundurën

“E di që të gjithë në këtë sallë kanë detyra të vështira dhe të gjithë punën tonë, bëjmë të pamundurën për aq sa kemi mundësi dhe e dimë që Andrew gjithmonë ka bërë të pamundurën, por në të njëjtën kohë e kemi edhe anën njerëzore që të gjithë duhet të kemi parasysh, nuk jemi vetëm avokat apo juristë të ulur këtu. Andrew ishte interesant, ishte i përkushtuar, ishte person që do të na mungoj të gjithëve”, tha ai.

Ngushëllime kanë shprehur edhe prokurorët, ku thanë se e respektonin shumë Andrew pasi ishte avokat i talentuar dhe një person i ngrohët dhe i jashtëzakonshëm i ngrohët dhe i talentuar.

Emmerson mes lotësh për vdekjen e avokatit Strong: Fliste shqip, u angazhua për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë

Në nisje të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të anulohet seanca e kësaj të marte, pas vdekjes së avokatit Andrew Strong.

“Andrew ishte në Kosovë në fund të vitit 2004, ishte vullnetar si stazhier në ekipin e mbrojtës të Ramush Haradinaj, ditë që Haradinaj u arrestua. Jetoj në Kosovë për disa vite, fliste shqip dhe ishte një person i shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri plot dije. Shumë persona e duan dhe shumë persona e respektojnë. E duan shumë në Kosovë, ka lënë pas partneren dhe tre fëmijë. Gruaja e tij ka kërkuar një kërkesë të posaçme që ta lejojnë të takohet me zotërinë Veseli në mënyrë që t’i përcjellë ngushëllimet e tij për Andrew dhe shpresoj që këtë kërkesë t’ia plotësoni”, tha ai.

“Të gjithë do të vajtojmë sot vdekjen e parakohshme dhe tragjike të shokut dhe kolegut tonë Andrew Strong. I ndjeri dhe të gjithë ne në ekipin e tij, nuk jemi thjeshtë koleg, kemi qenë miq të ngushtë për 25 vjet”.

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është parapar që sot të vazhdoj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të hënën seanca përfundoi pa ndonjë njoftim paraprak nëse dëshmitari Dejan Jeftiq mbaroi dëshminë e tij apo do ta vazhdojë.

Gjatë kohës sa ishte seanca në sesion publik, ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe.

Keohe pyeti dëshmitarin për periudhën kohore para arrestimit të pretenduar të tij së bashku me dy serbë të tjerë nga shqiptarë me uniforma të zeza.

Disa pyetje këtij dëshmitari iu parashtruan pa njoftim paraprak në sesion privat për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat