Kush është Jashari, bashkëpronari i biznesit të Liridonës? Flet gazetari shqiptar nga Suedia

Aktuale

Kush është Jashari, bashkëpronari i biznesit të Liridonës? Flet gazetari shqiptar nga Suedia

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:50
Liridona Ademaj

Gazetari Ervin Dushi ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku tregoi më shumë detaje për jetën e Liridona Ademaj dhe Naim Murselit në suedi. Ai tha se ata kishin në pronësi disa biznese, dy prej të cilëve kishin dalë me humbje që ishte kompania e pastrimit dhe një nënfirmë e saj.

Sipas gazetarit ata kishin bërë disa manovra financiare, ndërsa shpjegoi se biznesi “Lejlas Cafe”, në fillim ka qenë në pronësi të Naim Murselit e më pas është shitur nga ai ndërsa është blerë nga Liridona Ademaj dhe Albert Jashari.

“Janë bërë disa manovra financiare, është shitur biznesi është blerë sërish, është hequr nga pronësia, pastaj është rimarr, kjo do të hapë mbase edhe një hetim për pastrim parash dhe evazion fiskal”,-tha gazetari.

“Kjo është firma e pastrimit që ka pasur Liridona bashkë me një person tjetër, në dokument duket se kush janë drejtuesit, Albert Jashari dhe Liridona Murseli.

“Biznesi “Diar dhe Diona B.”, është një tjetër biznes aktiv, që është si nënfirmë e të parës. Janë dy biznese që kanë dalë me humbje. Lejlas Cafe, biznesi nën pronësi të Liridona Murselit, ka të ardhura të mjaftueshme. Në këtë biznes, me letra në fillim e ka pasur Naimi, ai e ka shitur dhe është rimarrë nga Liridona”,-u shpreh gazetari.

I pyetur nëse dihet më shumë rreth bashkëpronarit të kafesë, Albert Jashari, gazetari tha se ende nuk dihet për të, pasi ai nuk përbën rëndësi për zbardhjen e vrasjes së Liridonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat