Cakolli konsideron se po shkelet ligji me refuzimin e kërkesës për largimin e Atiqit

Aktuale

Cakolli konsideron se po shkelet ligji me refuzimin e kërkesës për largimin e Atiqit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Eugen Cakolli

Hulumtuesi në Institutin Kosovar për Drejtësi (IKD), Eugen Cakolli e ka quajtur shkelje të ligjit refuzimin e kërkesës së qytetarëve për largim të kryetarit Erden Atiq nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Cakolli ka argumentuar se “kryesuesi nuk ka asnjë kompetencë, as sipas ligjit as sipas udhëzimit administrativ, për vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës, e aq më pak të refuzimit të saj. Roli i kryesuesit është krejt simbolik dhe vetëm njoftues i instancave tjera.”

Më tej, hulumtuesi është shprehur se kjo qasje e pengon zbatimin e zotimeve të Qeverisë për shtensionimin e plotë të situatës në veri dhe se tregon "joseriozitet institucional".

Qeveria Kurti ishte zotuar në Bruksel se do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe përmes formës me peticion ani pse BE-ja kishte preferuar dorëheqjen e kryetarëve.

Postimi i plotë:

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, e ka shkelur ligjin dhe aktet tjera, me vendimin për refuzim të kërkesës së qytetarëve për largim të kryetarit të komunës.

Kryesuesi nuk ka asnjë kompetencë, as sipas ligjit as sipas udhëzimit adminsitrativ, për vlerësimin e pranueshmërisë së kërkesës, e aq më pak refuzimit të saj. Roli i kryesuesit është krejt simbolik dhe vetëm njoftues i instancave tjera.

Kjo qasje bllokuese e pengon zbatimin e zotimeve të Qeverisë për shtensionim të plotë të situatës në veri, por edhe tregon joseriozitet institucional

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat