Bislimi takohet me ambasadorin turk, flasin për raportet në mes dy shteteve

Aktuale

Bislimi takohet me ambasadorin turk, flasin për raportet në mes dy shteteve

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 19:18
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njofton zyra e kryeministrit “në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

“Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët”.

“Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive. Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat