Kurti uron kryeministrin Tusk: Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Poloninë

Aktuale

Kurti uron kryeministrin Tusk: Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Poloninë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka uruar Donald Tusk, me rastin e emërimit të tij si kryeministër i Polonisë.

Tusk është zgjedhur nga Parlamenti polak si presidenti i ri i Këshillit të Ministrave. Pro tij kanë votuar 248 deputetë, kundrejt 201 deputetëve kundër.

Kryeministri Kurti thotë se Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

“Urime Kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat