Paçarizi: Dhuna në familje ka ndodhur gjithmonë tek shqiptarët, por është fshehur

Aktuale

Paçarizi: Dhuna në familje ka ndodhur gjithmonë tek shqiptarët, por është fshehur

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:56
Rrahman Paçarizi

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka thënë se shoqëria shqiptare, vazhdon të mbetet e mbyllur, specifikisht duke mos pranuar të diskutojë për problemet e shëndetit mendor.

Rast konkret në Rubikon, mori faktin sesi në shoqërinë e ditëve të sotme në vend, ka ende persona të cilët turpërohen të këshillohen nga një psikolog.

”Shoqëria jonë është ende një shoqëri që është e mbyllur, jo konservative, sepse konservative për mua është pozitive, por shoqëri e mbyllur që nuk pranon për problemet që i ka. Një shoqëri që priton me shku tek psikologu, se i vjen marre me u këshillu me psikologun, pavarësisht nga telashet që i ka. As në familje, por as jashtë familjes, nuk do me i diskutu problemet. E këto probleme pastaj shtresohen”.

”Nga rastet që i dhatë, tash mua mu rikthyen në memorie ato çka kanë ndodhë. Dhe secili prej tyre është rast i veçantë”.

Ai e shfaqi tejet problematik madje faktin që sesi dhuna, është konsideruar si e mirëqenë në familjet shqiptare, për të cilin fenonem thotë se ka ekzistuar gjithmnë, por nuk është denoncuar.

”Rasti me prindërit, për motive krejt banale, që u dëshmua që ishte për punë pasurie. Janë të randa, ne si shoqëri jo që s’na kanë ndodhë këto, por i kemi fsheh prej vetvetes. Këto kanë ndodhë gjithmonë në shoqërinë shqiptare, dhuna në familje ka ndodhë gjithmonë, mirëpo ka qenë diçka që është marrë e zakonshme, është marrë e mirëqenë. Është llogaritë krejt normale, që burri me ia dhanë grusë një shuplakë, apo gruaja me ja dhanë burrit një shuplakë”.

”Ka raste të tjera, po flas çka llogaritet ktu normale. Normale këtu llogaritet me rreh fëmijën, psh, se qikjo është metoda e edukimit”.

”Unë nuk e di nëse mundet me u bo i mirë dikush, prej dhunës”, thotë me shqetësim profesori, Paçarizi.

”Por, së pari duhet me u diskutu rastet për shkaqe të tilla, shkaqet psikologjike. Nuk ndodhin veç tek ne, por ndodhin gjithandej nëpër botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat