Ambasadori Malaj optimist: Do të takohen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Ambasadori Malaj optimist: Do të takohen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 00:15
Petrit Malaj

Asnjë ftohje raportesh midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk i bën jonormale marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, e aq më tepër t’u japë fund takimeve midis dy qeverive, sikur që ndodhi në Gjakovë më 14 shtator.

Këtë bindje e ka ambasadori i ri i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, që është shumë optimist për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Mund të them që ka një partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk do të kapemi në detaje apo në elemente të cilat mund, dhe padyshim që nuk ju shpëtojmë dhe duhet t’i bisedojmë”, thotë ai.

Ndonëse pohon se Rama e ngre zërin vazhdimisht dhe fuqishëm në përkrahje të Kosovës, ky nuk tregon nëse diçka nga drafti i propozuar nga kryeministri shqiptar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka zënë vend në draftin evropian.

“Nuk mund të them që ka apo s’ka elemente të propozimit të mëparshëm, por di të them që drafti ka gjetur mbështetje edhe në realitetin në Kosovë. Edhe forcat opozitare e kanë mbështetur. Ajo që kanë të drejtë të gjithë të thonë që ajo duhet të jetë konform Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Malaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat