Kryeziu: Arbitrazhi në draft-statut, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës

Aktuale

Kryeziu: Arbitrazhi në draft-statut, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 10:18
Profesori universitar, njëherësh ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Profesori universitar, njëherësh ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka komentuar draft statutin ekzistues për asociacionin e komunave serbe. Ai ka thënë se ekziston baza ligjore që Gjykata Kushtetuese ta trajtoj atë sepse, kushtetuesja sipas tij, deri në 2015 ka shqyrtuar lëndë edhe që nuk kanë qenë të vendosura me akte.

Ai ka thënë se arbitrazhi në draft statut është jashtë sistemit kushtetues të Kosovës dhe praktikisht si i tillë sipas tij, është antikushtetues.

Kështu që, siç tha ai, në bazë të procedurës që do të shkoj në të ardhmen draft statutit, qeveria pasi e ka marrë këtë dokument duhet të debatoj për të në mënyrë profesionale dhe më pas dekretohet nga kryeministri apo ministrit të pushtetit lokal.

“Pasi të debatohet në mënyrë profesionale ky draft në qeveri, ai dekretohet nga kryeministri apo ministri i pushtetit lokal dhe më pas në bazë të dekretit apo vendimit, atëherë shkon në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, tha Kryeziu.

Ndërkaq, rreth arbitrazhit në këtë draft se a do t’i mbivendoset autoriteteve të institucioneve të Kosovës, Kryezi ka thënë se ka dilema në këtë çështje, porse siç tha ai, profesionistet e të drejtës ndërkombëtare duhet ta shpjegojnë më mirë këtë çështje.

“Mirëpo ky arbitrazh është jashtë të drejtës Kushtetuese”, tha ai.

Se a mund ta rrëzoj Kushtetuesja arbitrazhin, Kryeziu tha se mund ta rrëzon kushtetuesja.

“Po Gjykata Kushtetuese ka kompetenca ta rrëzoj projektin si tërësi dhe po ashtu mund t’i rrëzoj disa dispozita të cilat konsideron që janë në kundërshtim me kushtetutën. Arbitrazhi në draft statut është jashtë sistemit kushtetues të Kosovës dhe praktikisht si i tillë sipas tij, është antikushtetues”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat