​Bislimi takoi emisarin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Haakon Blankenborg

Aktuale

​Bislimi takoi emisarin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Haakon Blankenborg

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 16:43
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësuesin special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, të cilin e falënderoi për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj vendit tonë.

Me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.

Me theks të veçantë u diskutua mbi fushën e ekonomisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi Blankenborg me të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që po lëmë pas, si dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

Në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut. Bislimi ritheksoi vlerësimin për mbështetjen e Norvegjisë për Kosovën dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat