​O’Brien rithekson mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

​O’Brien rithekson mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot u prit në takim në Departamentin e Shtetit nga ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’ Brien.

Në këtë takim, ministri Maqedonci ritheksoi që vendi ynë është i vendosur palëkundshëm në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, teksa falënderoi ndihmëssekreatarin O’Brien për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, e në veçanti për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në takim u bisedua për ambientin global të sigurisë dhe impaktin e tij në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën e fuqizimit të përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me rreziqet dhe kërcënimet.

Ndihmësekretari O’Brien ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

Bashkëbiseduesit u dakorduan në thellimin e bashkëpunimit dhe të vazhdohet bashkë në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, me qëllim të qartë që këto kapacitete të jenë në funksion të rritjes së sigurisë në vend dhe regjion si dhe të jenë të përgatitura që bashkë me parterët të mbështesin paqen në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat