Çka thotë Ministria e Arsimit për vlerësimin e mësimdhënësve, kur do të nis procesi?

Aktuale

Çka thotë Ministria e Arsimit për vlerësimin e mësimdhënësve, kur do të nis procesi?

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:52
Ministria e Arsimit t

Ministria e Arsimit thotë se për licencimin e mësimdhënësve është bërë udhëzimi i ri administrativ dhe është emëruar nga ministrja Nagavci, Këshilli Shtetëror.

Përmes një përgjigjeje, nga MASHT-i thonë që duke u bazuar në udhëzimet e reja, për licencën e karrierës janë përgjegjës vetë komunat dhe shkollat.

“Bazuar në Udhëzimin e ri Administrativ për funksionimin dhe rolin e Këshillit Shtetëror për licencimin e mësimdhënësve, është bërë konsolidimi i këtij këshilli me anëtarët e rinj të emëruar nga ministrja.

Ky këshill e ka prioritet përgatitjet për sistemin e vlerësimit dhe avancimit të mësimdhënësve bazuar në pakon e udhëzimeve administrative që kanë të bëjnë me licencimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve. Kjo do të vendosë baza për sigurim të cilësisë sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara. MASHTI është duke punuar me intensitet të lartë në përgatitjen e dokumenteve, udhëzuesve për licencën e avancuar. Sa i përket licencës së karrierës bazuar nga udhëzimet e nxjerra nga MASHTI, tashmë përgjegjëse për këtë proces janë komunat dhe shkollat”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat