Ish zv/ministri Pupovci: Sa më shpejt duhet të nis vlerësimi i mësimdhënësve, ja sa vite mund të zgjasë

Aktuale

Ish zv/ministri Pupovci: Sa më shpejt duhet të nis vlerësimi i mësimdhënësve, ja sa vite mund të zgjasë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Dukagjin Pupvoci

Dukagjin Pupvoci, ish zv/ministër i Arsimit ka thënë se vlerësimi i mësimdhënësve mund të zgjasë deri në 4 vjet.

Sipas tij, brenda vitit mund të vlerësohen deri 5 mijë mësimdhënës.

“Unë mendoj që sistemi ynë mundet me i vlerësu diku 4-5 mijë mësimdhënës brenda vitit, pra mund të shkoj deri në katër vjet derisa të përfshihen të gjithë mësimdhënësit, mirëpo unë mendoj që kur fillon procesi njerëzit e dinë që do të ketë një vlerësim të performancës, atëherë ata vet do të angazhohen pak më shumë qëkur të vjen rendi të dalin më mirë”, u shpreh ai.

Për Pupovcin, vlerësimi duhet të bëhet te performanca për një periudhë të gjatë.

“Sepse vlerësimi i performancës nuk ka të bëjë vetëm me ditën e vlerësimit, por faktikisht me tërë një periudhë, mësimdhënësve iu kërkohet portofolio, ju kërkohet çfarë kanë punuar gjatë periudhës të caktuar, dhe të gjitha do të merren parasysh me rastin e vlerësimit, nuk është ajo vetëm çështje e 15-20 minutave sa zhvillohet  biseda mes vlerësuesit dhe mësimdhënësit”, u shpreh ai për Fo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat