Rasti “Panda”, Musliu: Një nga më të tmerrshmit që Serbia sajoi kundër shqiptarëve

Aktuale

Rasti “Panda”, Musliu: Një nga më të tmerrshmit që Serbia sajoi kundër shqiptarëve

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 18:04
Agim Musliu

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka rikujtuar 25-vjetorin e rastit “Panda” në Pejë, për të cilin ka thënë se është një nga rastet më të tmerrshme që Serbia sajoi kundër shqiptarëve.

Musliu përmes një postimi në X kujtoi edhe njëherë sesi Serbia para 25 vjetëve vrau gjashtë të rinj serbë duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Një nga rastet më të tmerrshme që #Serbia sajoi kundër #shqiptarëve të #Kosovës, por edhe ndaj #Serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti #Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

E lidhur me këtë rast, sot ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se edhe sot e kësaj dite, Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjet në rastin “Panda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat