Canaj: Me këtë letër Vuçiqi sjell një mesazh se nuk i intereson të futet në BE

Aktuale

Canaj: Me këtë letër Vuçiqi sjell një mesazh se nuk i intereson të futet në BE

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:35
Blerim Canaj

Letra e Serbisë ku ndër të tjera nuk pranohet assesi njohja e shtetësisë së Kosovës e as e territorit të saj, ngjashëm as edhe pranimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare – siç është rasti në OKB, për ish ambasadorin e Kosovës në Austri, Blerim Canaj nuk do të ishte humbje e shpresës për shkak se siç tha, tani Serbia gjendet në vlugun më t Blerim Canaj ë madh të fushatës.

“Vuçiq është në fushatë, si duket po i ecën mirë dhe gjuha që e ka përdorur deri më tani, me siguri që nuk i kushton shumë që ai ta dërgojë një letër, ta bëjë publike atje në Bashkimin Evropian dhe kur të fillojnë të merren me këtë, ky i fiton zgjedhjet dhe fillon një orientim tjetër i diskutimeve”, deklaroi Canaj në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se me këtë letër të Vuçiqit, është edhe një mesazh se në qoftë se zgjidhet president, nuk është aq i interesuar sa duket që të futet momentalisht madje në Bashkimin Evropian, për shkak se pastaj do të kishte rrezik që t’i humbte të dyja karriget.

"Është një formë e politikë-bërjes tre ditë para zgjedhjeve atje”, vlerësoi Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat