Gërvalla, komunitetit ndërkombëtar: Pranojeni, politika zbutëse ndaj Serbisë ka dështuar

Aktuale

Gërvalla, komunitetit ndërkombëtar: Pranojeni, politika zbutëse ndaj Serbisë ka dështuar

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:42
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, po i bën thirrje komitetit ndërkombëtar, që të ndryshojë qasjen e saj zbutëse politike ndaj Serbisë.

Sipas saj, me letrën e kryeministres serbe, drejtuar BE-së, Serbia ka shprehur haptazi refuzimin e saj për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

”Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.

Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat