Peci: Asociacioni nuk është kërkesa e fundit e Serbisë

Aktuale

Peci: Asociacioni nuk është kërkesa e fundit e Serbisë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 23:53
Faton Peci

Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se drafti i fundit është më i avancuar në krahasim në draftet e kaluara në kuptimin e qartësimit të kompetencave të tij.

Peci tutje tha që në rrethanat që jemi është larg ideja e themelimit të asociacionit dhe kjo edhe për shkak të sulmit të fundit në Banjskë.

Ai tha po ashtu se asociacioni nuk është kërkesa e fundit të Serbisë për shkak se qëllimi i tyre është destabilizimi i rajonit. 

Peci pasi kanë shkuar në Banjskë, në vendin ku ishte zhvilluar sulmi terrorist dhe ka mbellur fidane duke thënë se mbjellja e fidaneve po bëhet si simbol i paqes në këtë pjesë të Kosovës.

Ai bashkë me gazetarin Kushtrim Sadiku kanë mbjellur një fidan në Banjkë i cili ka shprehur siç ka thënë ai adhurimin për natyrën.

“Unë i kam quajtur fidanet e paqes” ka thënë Ministri Peci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat