Peci: Mosnjohja nga Serbia e Bosnja pengesë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në bujqësi

Aktuale

Peci: Mosnjohja nga Serbia e Bosnja pengesë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në bujqësi

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Faton Peci

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) ka mbajtur konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Ai u shpreh se sipas të dhënave nga janar deri në nëntor 60.5% e eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Me këtë të fundit tha se akoma vazhdon problemi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por edhe nga Serbia duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësin e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit.

Bashkëpunimi me vendet fqinje është i një rëndësi të veçantë. Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në vendet e rajonit ka qenë gjithmonë fokus i politikave tona dhe kjo vazhdon të jetë edhe më tutje. Kosova është pjesë e marrëveshjes regjionale për tregti të lirë në vendet e regjionit”, u shpreh Peci.

Sipas tij, regjioni paraqet tregjet me të rëndësishme për eksportin dhe importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore për Kosovë.

Sipas të dhënave e periudhës janar-nëntor 60.5% të eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore janë realizuar me 5 vende si në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

“Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive akoma mbetemi larg asaj çfarë kemi potencial për të zhvilluar dhe për tu koordinuar mes aspektit rajon të sektorit të bujqësisë”, tha Peci.

Sipas tij, një pjesë e madhe e problemeve akoma vazhdon të jetë lidhur me problemet e mosnjohjes së shtetësisë së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina me çka janë duke shkaktuar dëme të mëdha për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha vendet e rajonit.

“Bashkëpunimi dhe investimi në fushën e bujqësisë në Shqipëri dhe në Maqedoni e Veriut në Malin e Zi ku prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova jo vetëm që eksportojnë po ato apo importojnë rreth vendeve po edhe kanë bartur edhe një pjesë të aktiviteteve të tyre prodhuese dhe përpunuese dhe është tregues i qartë i potencialeve të madh zhvillimor që kanë bashkëpunimet ndërkombëtar”, u shpreh ministri Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat