Pjetër Shala kërkon ekzaminim “urgjent” të shëndetit të tij mendor

Aktuale

Pjetër Shala kërkon ekzaminim “urgjent” të shëndetit të tij mendor

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:15
Pjetër Shala

Komandant “Ujku”, apo Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte nga Specialja në Hagë, po kërkon ekzaminim psikologjik për të konstatuar shëndetin e tij mental.

Kjo kërkesë “urgjente” është bërë nga mbrojtja e Pjetër Shalës.

Ata kanë kërkuar që psikologia belge, Vanessa Milazzo, të kryejë këtë ekzaminim pas një vizite në burg.

“Më 11 dhjetor 2023, Paneli mori “Kërkesën urgjente të mbrojtjes për vizitë të psikologut dhe njoftimin për kërkesën për thirrjen e provave që kanë të bëjnë me dënimin” (kërkesë).3Mbrojtja për Pjetër Shalën (Mbrojtja) pohon se ka kontaktuar me një ekspert psikologjik , e regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Ekspertëve të Gjykatës së Belgjikës, znj. Vanessa Milazzo (Znj. Milazzo), me qëllim që të kryejë një vlerësim të të Akuzuarit dhe të prodhojë një raport mbi shëndetin e tij mendor, ndikimin e procedurave para Dhomës së Specializuar në jetën e tij, dhe sjellja e tij pas ngjarjeve të pretenduara në aktakuzën e konfirmuar4deri më sot.5 Mbrojtja synon ta prezantojë raportin si provë me qëllim të dënimit dhe/ose të dëshmojë znj. Milazzo para trupit gjykues”, thuhet në dokument.

Sidoqoftë, kërkesa në fjalë është refuzuar nga Trupi Gjykues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat