Haradinaj i fton shqiptarët që jetojnë në Serbi të dalin masovikisht në zgjedhjet që mbahen nesër

Aktuale

Haradinaj i fton shqiptarët që jetojnë në Serbi të dalin masovikisht në zgjedhjet që mbahen nesër

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Serbi që mbahen nesër, bëri thirrje që shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të dalin masovikisht në zgjedhje.

“I bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, këtë të diel, më 17 dhjetor 2023 në Serbi, i bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare.

Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat