Bajrami: Gabim të mendohet se 100 euro në vit janë zgjidhje e problemit të varfërisë

Aktuale

Bajrami: Gabim të mendohet se 100 euro në vit janë zgjidhje e problemit të varfërisë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 17:43
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se “papunësia është individuale, po varfëria është familjare”.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është gabim të mendohet se 100 euro në vit për pensionistë e fëmijë është zgjidhje e problemit të varfërisë.

“Me qenë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgjua kurrë. Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit, remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit. Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë

''Papunësia është individuale, po varfëria është familjare''

Albin Kurti i cili mori 51% të votava para tri viteve me premtimin për punë dhe drejtësi po thotë: ''papunësia është individuale, po varfëria është familjare'' dhe sipas tij masa njëherë në vit 100 Euro për fëmijë e të moshuar na qenka zgjidhja e problemit të varfërisë.

Z. Kryeminister,

Me qënë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgju kurrë.

Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit,

remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit.

Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?

Qeveria është e mandatuar për të kriju kushte për arsim cilësor dhe ambient të mirë të biznesit, ku krijohen vende pune e gjenerohen të hyra të vazhdushme, por për këtë duhet komptencë dhe vullnet për punë, cilësi këto që ministrat e Kurtit nuk i kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat