Drejtuesit e Policisë shkojnë te familja e Afrim Bunjakut: Do të jemi gjithmonë pranë jush

Aktuale

Drejtuesit e Policisë shkojnë te familja e Afrim Bunjakut: Do të jemi gjithmonë pranë jush

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës e ka vizituar familjen e Afrim Bunjakut, rreshterit që u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij shkoi në pikëkalimin kufitar në Jarinjë dhe më pas te familja e Afrim Bunjakut për ta falënderuar familjen e tij për sakrificën e rreshterit.

Familjarëve të Bunjakut, ai iu tha se Policia e Kosovës do t’iu qëndrojë pranë.

Në emër të Policisë së Kosovës drejtori Hoxha edhe njëherë gjatë kësaj vizite falënderoi familjen e Heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës.

Me ç‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin”, thuhet tutje në njoftim.

Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, drejtori i Policisë takoi nga afër zyrtarët policor të cilët, siç njofton Policia, “i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat