Anëtarësimi i Kosovës KiE, Kosova mbledh grupin koordinues

Aktuale

Anëtarësimi i Kosovës KiE, Kosova mbledh grupin koordinues

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Këshilli i Evropës

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot do të zhvillojë takimin e radhës në Qeverinë Kosovës.

Ky takim do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

“Në këtë takim, i cili do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, do të diskutohen dhe adresohen përfundimet e dhëna nga Juristët Eminentë të Këshillit të Evropës, në raportin e tyre mbi anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

Takimi do të mbahët në 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat