​Haxhiu: Brenda Këshillit Prokurorial bëhen pazare, por janë të fundit

Aktuale

​Haxhiu: Brenda Këshillit Prokurorial bëhen pazare, por janë të fundit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:12
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se pazaret që sipas saj, bëhen në Këshillin Prokurorial të Kosovës janë të fundit dhe se vettingu është i domosdoshëm.

Ajo tha se të tilla raste i ka denoncuar disa herë publikisht.

Kështu u shpreh ajo në konferencë për media, teksa bëri të ditur se javën e kaluar ka biseduar me raportuesit e Komisionit të Venecias në raport me Ligjin për KPK-në.

Haxhiu tha se Komisioni i Venecias parasheh rreziqe në lidhje me numrin e prokurorëve te përkohshëm.

"Ne kemi bërë dy ndryshime me ligjin qe e kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës, së pari me përbërjen permanente të prokurorëve. Kemi përbërë kritere shtesë për prokurorët dhe qe proceset të monitorohen. Për këto ndryshime ligjore, kryetari Glauk Konjufca kishte kërkuar vlerësim nga Komisioni i Venecias", tha ajo.

Haxhiu para mediave tha se vettingu në sistemin e drejtësisë është prej reformave më të mëdha. Sipas saj, veprimet e fundit të KPK-së tregojnë për domosdoshmërinë e vettingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat