Vendimi i Apelit për Mustafën, Haxhiu: E vetmja gjë që mund të bëjmë është të mbulojmë aspektin financiar

Aktuale

Vendimi i Apelit për Mustafën, Haxhiu: E vetmja gjë që mund të bëjmë është të mbulojmë aspektin financiar

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:19
Albulena Haxhiu

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, para disa ditësh i është ulur dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit  në Hagë në 22 vjet nga 26.

E në lidhje me këtë  në një konferencë për media ka folur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dyke thënë se kjo ministri i ka mundësitë minimale për çfarëdo veprimi.

“Për rastin Salih Mustafa, ju e dini se Ministria e Drejtësisë për çfarëdo veprimi i ka mundësitë minimale. Përveç që mund të ketë deklarime publike në kuptim procedural, formal nuk ka asnjë përgjegjësi dhe jo rastësisht në kohën kur është votuar Gjykata Speciale, të gjitha këto aspekte që sot diskutohen pas disa viteve ne i kemi përmendur edhe në atë kohë, pra rreziqet që mund të vijnë”.

“Përveçse Ministria e Drejtësisë e ka divizionin ku paguan ekipet mbrojtëse për personat që po akuzohen dhe këtë e bëjmë në përputhje me përgjegjësitë që i kemi si Ministri e Drejtësisë”, u shpreh ajo.

Haxhiu tutje u shpreh se e vetmja gjë që ata mund të bëjmë është, siç tha ajo, ta mbulojnë aspektin financia.

“Unë nuk e kam takuar kryetaren Trëndafilova, këtë e ka takuar zëvëndësi im dhe sigurt që në secilin prej takimeve adresojmë çështje të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për mënyrën se si trajtohen ata”.

“Tashmë ekzistojnë instanca të tjera ku mund të kundërshtohet një vendim i tillë, mirëpo sa i përketë Ministrisë së Drejtësisë drejtpërdrejtë nuk ka asnjë mandat, përveçse të merremi me kërkesat e familjarëve të personave, por poashtu edhe të mbulojmë aspektin financiar të ekipeve mbrojtëse. Ne të vetmen gjë që mund ta bëjmë është të mbulojmë aspektin financiar”, është shprehur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat