Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, të arrihet normalizimi sa më shpejtë

Aktuale

Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, të arrihet normalizimi sa më shpejtë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në gjëra të tjera.

Rohde tha se sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike.

Tutje tha se Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe se do ta ketë mbështetjen e Gjermanisë për këtë.

“Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman.

Duke përmendur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës e në NATO, Rohde tha se që kjo të ndodhë, duhet të arrihet normalizimi.

“Por që kjo të ndodhë, sfida e madhe është se si të arrihet normalizimi në një rrugë të shpejtë”, tha ai.

Rohde sot në mëngjes ka treguar se Ambasada e Gjermanisë e ka lëshuar edhe vizën e fundit turistike, para liberalizimit të vizave që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat