Raporti i policisë për grabitjen e armatosur në këmbimoren në Prishtinë

Aktuale

Raporti i policisë për grabitjen e armatosur në këmbimoren në Prishtinë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e djeshme në një këmbimore në Prishtinë.

Sipas policisë, grabitja dyshohet të jetë kryer nga dy persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë.

Policia është duke e hetuar rastin.

Prishtinë 18.12.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me motoçikletë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat