KPMM-ja pa Bord – menaxhmenti ankohet, deputetet kërkojnë llogari për të gjeturat e Auditorit

Aktuale

KPMM-ja pa Bord – menaxhmenti ankohet, deputetet kërkojnë llogari për të gjeturat e Auditorit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka bërë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), për vitin 2022. Deputeti i VV-së Visar Korenica, prezantoi raportin e ZKA-së, me ç’rast tha se në këtë raport janë gjashtë të gjetura për të cilat edhe janë dhënë rekomandime.

“ZKA ka dhënë opinion të pa modifikuar duke dhe konstatohet se pasqyrat financiare të KPMM-së prezantojnë një pamje të drejtë në përputhje me standarde ndërkombëtare. Ky raport ka rezultuar me gjashtë rekomandime të reja. Tejkalimi i afatit ligjor për lëshimin e licencave. Mungesa e komisioneve të pranimit, në tri raste ZKA ka vërejtura se nuk ishin formuar komisione të pranimit për këto mallra, në tri  raste kemi vërejtur se nuk ishin formuar Komisione të pranimit të mallit”.

“Këto raste kanë të bëjnë me furnizim me disqe për server në vlerë 4 996 euro, naftë për ngrohje qendrore në vlerë prej 8 335 euro dhe furnizim me veshmbathje në vlerë prej 19 986. Klasifikim jo adekuat i shpenzimeve. Ndarje jo e drejt e detyrave. Ka pasur vonesa më pagesën e obligimeve”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të KPMM-së, Sali Mulaj, tha se menaxhmenti është i përkushtuar që t’i respektoj rekomandimet. Ai me këtë rast ka arsyetuar edhe të gjeturat, duke thënë se funksionojnë pa Bard.

Ne i kemi pasqyruar dhe jemi të përkushtuar që t’i respektojmë rekomandimet. Pas të gjeturave të ZKA menaxhmenti ka përgatitur planin e veprimit dhe i është dërguar ZKA-së. Nga raporti i auditorit kemi tejkalimin e agatit të licencave. Nuk ka mundësi që të përmirësohet, ka pas vonesa për shkak të mungesës së funksionimit të Bordit. Kemi pasur 1 vit e gjysmë mungesë të Bordit ka pasur grumbullim të lëndëve që shumë sa ka qenë e pa mundur me kryer rastin”.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, ka thënë se është shqetësues moskrijimi i komisioneve të pranimit.

Unë për veti nuk jam i kënaqur. Ne deshtëm me mirëkuptuar çështjen e serverëve, por Komisioni për pranim për veshmbathje dhe derivate dhe mos formimi i Komisionit është serioze. Është çështje elementare, nuk mundet me u arsyetuar aq lehtë. Nuk po mund të kuptoj mos formimin e komisioneve. Për mungesa të Komisionit kemi raste edhe të gjeturat janë siç u ceken. Të pika e parë, arsye ka qenë se në fund të viti për shkak të problemeve me energji elektrike kemi pasur djegie të serverëve. Kemi qenë të detyruar që me urgjencë mi zhvilluar procedurat”, tha ai.

Deputetja e AAK Albana Bytyqi, ka pyetur se pse KPMM-ja është pa Bord dhe me udhëheqës detyre. 

“Çka po ndodh me Bordin pse nuk është funskional, pse vazhdon që të jetë me ushtrues detyre”, ka pyetur ajo.

Mulaj, tha se KPMM-ja që disa është duke funksionuar me zëvendësues në dy pozita.

Ne jemi dy pozitat kryesore me zëvendësues, është kryeinspektori edhe unë me zëvendësues. KPMM-ja funksion me zëvendësues që tri vite me kryeinspektor edhe dy vite me zëvendësues të drejtorit. Kjo është e vështir. Pse Bordi nuk funksionon ka lindur problemi te rasti i pensionimit të kryesuese me mos pranim të pensionimit. Ka pasur mbajtje të mbledhje. Ajo ka ardhur në punë edhe pse ka qenë në pension”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat