Përplasje mes veteranëve dhe qeverisë për subvencionimin e energjisë

Aktuale

Përplasje mes veteranëve dhe qeverisë për subvencionimin e energjisë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 23:27
Qeveria e Kosovës

Subvencionimin për energjinë elektrike që nga shteti e kanë marr automatikisht cdo vit, veteranët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës po pretendojnë se nuk po e marrin më.

Organizatat e dala nga lufta akuzojnë qeverinë se I ka përjashtuar nga privilegji që familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile e gëzonin qysh prej miratimit të Ligjit që rregullon të drejtat e tyre.

Fadil Shurdhaj, kreu i Organziatës së Invalidëve të Luftës thotë se pa asnjë paralajmërim apo thirrje për aplikim janë përjashtuar.

Por pasi akuzat u bënë mediatike, të martën menjëherë ka reaguar, Ministri i Financave, Hekuran Murati duke thënë se thirrjet për aplikime kanë qenë publike, i ka cilësuar lajme të rreme deklaratat e veteranëve.

“Në grupin e parë kanë aplikuar afër 50 mijë familje, mirëpo një numër i konsiderueshëm i aplikimeve kanë gabime në shifrën e njehsorit, ose gjatë plotësimit të të dhënave tjera. Prandaj nevojitet që të ripërsërisin aplikimin me grupin e dytë, që do ta hapim së shpejti. Gjithashtu, nga të dhënat kemi kuptuar që një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë përfituar nga subvencionimi në të kaluarën, nuk kanë aplikuar fare. Kjo len të kuptohet që informata nuk ka arritur tek të gjithë, dhe do të synojmë që ta përmirësojme këtë përgjatë grupit të dytë”, ka thënë Murati.

Këtë vendim po e sheh të padrejtë edhe Xhevdet Qeriqi nga OVL e UCK-së, që pret që ky vendim të rikthehet si në praktikën e mëparshme.

Sipas ministrisë së Financave ky plan i subvencionimit është në vitin e pilotimit, andaj edhe mund të ketë probleme në implementim për cka vet minsitri Murati ka thësuar se i njejti do të trajtohet nëpër disa faza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat