Kurti iu bën dhurata deputetëve, Ganimete Musliu nuk ia pranon – niset drejt Qeverisë për t’ia kthyer

Aktuale

Kurti iu bën dhurata deputetëve, Ganimete Musliu nuk ia pranon – niset drejt Qeverisë për t’ia kthyer

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 10:44
Musliu- Kurti

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti me rastin e festave të fundvitit ua ka dërguar deputetëve nga një dhuratë simbolike.

Por, deputetja Ganimete Musliu ka vendosur të mos pranojë këtë dhuratë.

Ajo e ka kritikuar Kurtin që është shndërruar në Babadimër nga Kryeministër. Tutje ajo thotë që Kurti nuk ka lënë metodë pa poshtëruar deputetët e Republikës së Kosovës, e tani po provon t’i mashtrojë ata me një çokollatë.

Më pas deputetja e PDK-së, merr dhuratën e Kurtit dhe niset drejt Qeverisë ku e dorëzon aty për t’ia kthyer mbrapsht kreut të ekzekutivit.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shëndrru në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tëntoj të poshtëroj e denigroj deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri.

Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa protezat invalidet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuraten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat