Haradinaj e godet fort Shkumbin Demaliajn: Gaboi rëndë, Bashkim Ramosaj është shembull më i mirë i një kryetari të komunës

Aktuale

Haradinaj e godet fort Shkumbin Demaliajn: Gaboi rëndë, Bashkim Ramosaj është shembull më i mirë i një kryetari të komunës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:55
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sonte edhe për shpalljen e kandidaturës së Shkumbin Demaliajt si kandidat i pavarur për kryetar të Deçanit.

Demaliaj nuk e mori përkrahjen e Haradinajt për të qenë kandidat i AAK-së për Deçan, prandaj i frustruar ai doli si i pavarur. Kryetari i AAK-së ka thënë se Demaliaj është gabim në zgjedhjen që ka bërë,

“Ne pritet fillimisht me shku në zgjedhje parlamentare e më pas në ato lokale. Rregullat janë bukur të qarta në AAK, pasi që kryetarët nëpër komuna janë kandidat për kryetar, vetëm në rast se ata nuk e vlerësojnë që të vazhdojnë”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka lavdëruar kryetarin aktual dhe kandidatin edhe për një mandat në krye të Deçanit, Bashkim Ramosajn.

“Bashkimi ka bërë punë të mira në Deçan dhe ju siguroj se është serioz në punë dhe është një shembull i mirë i kryetarit të Komunës. Kandidatura e tij asnjëherë nuk është mohuar te ne”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk ka qenë koha tash që Demaliaj të del me kandidaturë.

“Nuk po duket mirë dhe nuk po tingëllon mirë që në këtë kohë të del ashtu ai”, tha tutje Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat