“Tensioni” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

Aktuale

“Tensioni” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 11:42 Përditësuar në ora: 14:52 më 21.12.2023
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

“Tensioni” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar “tensionin” e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit, gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Kryeziu ka shkruar se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe deklaratës së këtij të fundit për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit të ri për Zgjedhje.

Ndryshe KosovaPress sot ka publikuar disa pamje nga ky moment i diskutimit mes Kurtit e Osmanit, ku thuhej se kryeministri dhe presidentja janë parë në tension më shumë se zakonisht.

Postimi i plotë i Kryeziut pa ndërhyrje:

Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese.

Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023.

Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij.

Osmani tregon se për çka s’po pajtohet me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo që shihet në video, Osmani dhe Kurti shfaqen të jenë me të tensionuar se zakonisht.

E pyetur për këtë pas përfundimit të takimit, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.

“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha Osmani.

​Osmani dhe Kurti diskutojnë nën tensione

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.

Nga ajo që ka kapur kamera e KosovaPress-it, Osmani dhe Kurti shihen të jenë më të tensionuar se zakonisht.

Ndërsa edhe gjuha e tyre trupore duket se e konfirmon një gjë të tillë.

Gjithçka ndodhi në takimin Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat