Musliu: Kurti s’pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos

Aktuale

Musliu: Kurti s’pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 18:28
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se kryeministri Albin Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat.

Ai ka thënë se Kurti me subvencionimin prej 100 eurosh nuk po bën zgjidhje afatgjate.

“Albin Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, cila është zgjidhja, sot ku kanë përfunduar 100 eurot, po e marrim shembull i kanë marrë familjet ose fëmijët i kanë marrë 100 euro këtë fundmuaj, të gjitha këto kanë përfunduar në markete, nuk ka zgjidhje afatgjate”.

“Çka mund të bëhet sot me 100 euro në muaj, përveç që të mbushësh një shportë ushqimore për, 4-5 ditë, kjo nuk është zgjidhje”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat