Personi që u godit nga vetura në Prizren është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Personi që u godit nga vetura në Prizren është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor është goditur nga një veturë, që për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Deputeti Enis Kervan ka folur i cili edhe ka publikuar pamjet e aksidentit.

“Është djali i vëllaut tim. Në Prishtinë jemi. Diçka e mirë është se po e din vetveten. Ka lëndime në tru, në kokë dhe në pjesë të tjera. Kemi bë dy CT deri më tani. Njëherë për njëherë nuk ka nevojë për intervenim. Djali është 22 vjeçar. Kurse personi që shkaktoi aksidentin është shumë i ri gjithashtu. Unë kam postuar videon, për t’u vetëdijësuar njerëzit, sepse edhe mua më erdhi keq me i postu, por le të marin mësim njerëzit.” – ka thënë deputeti Kervan.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat