Tahiri-Beqa: Janari përcaktues për epilogun e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Tahiri-Beqa: Janari përcaktues për epilogun e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Analistja politike, Arta Tahiri-Beqa

Analistja politike, Arta Tahiri-Beqa duke i komentuar zhvillimet politike në vend, ka thënë se janari i 2024-s do të jetë përcaktues për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo, pasi siç tha ajo, tashmë kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka marrë mbështetje të madhe nga votuesit serbë, andaj janari do të jetë përcaktues për Serbinë se a do të jetë pro politikave evropiane apo pro-ruse.

Sipas saj, BE-ja i ka lënë një zbrazëtirë Serbisë për faktin se po të zbatoheshin marrëveshjet para zgjedhjeve atje do të mund t’i ktheheshin bumerang presidentit serb në këto zgjedhje.

“Ndonëse është pritur një normalizim i marrëdhënieve Kosovë Serbi në këtë dhjetor, ne ende po vazhdojmë të flasim për normalizim. Ka qenë e pritshme që në dhjetor të ketë nënshkrim të një marrëveshje po se po, por fatkeqësisht në fund të dhjetorit ne akoma flasim për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në ndërkohë ende flitet për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Arta Tahiri-Beqa në “Info Plus” të RTK-së.

Rrjedhat politike sidomos në Serbi, sipas saj, japin një situatë më favorizuese pas përfundimit të zgjedhjeve atje.

Sepse, siç tha ajo, Vuçiqi u zgjodh atje dhe mori një mbështetje goxha të madhe të votuesve të tij dhe tashmë presionin që i vjen nga BE, mund ta marrë më me lehtësi se sa para procesit zgjedhor.

“Kjo ndodhë sepse para procesit zgjedhor kur të bënte zbatim të marrëveshjeve do të ishte një bumerang për rizgjedhjen e tij. Tashmë më qëllim apo jo BE ka lënë një zbrazëtirë, për të kuptuar se çfarë do të ndodhë pas procesit zgjedhor atje, dhe tashmë e kanë kuptuar që elektorati atje ka vendosur për Vuçiqin”, tha ajo.

Ajo tutje theksoi se tashmë janari i 2024-s do të jetë përcaktues, kjo nëse Serbia ka qasje evropiane, e jo pro-ruse.

“Serbia duhet ta dëshmojë në pjesën e janarit ku do të duhej të vendos nëse do të jetë pjesë e BE-së apo do ta anashkalojë tashmë publikisht këtë çështje që mos të jetë pjesë e BE-së. Dhe nëse vendosë qoftë për njërën apo tjetrën Kosova është favorizuese në këtë rast”, tha ajo.

Tahiri-Beqa  tha se  edhe nëse Serbia vendos publikisht pro politikave pro-ruse, atëherë Kosova është e larë në këtë proces dhe mund të dali faqebardhë para BE-së, për të kuptuar që ne jemi më shumë pro-evropian dhe pro institucioneve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat