Aksion në Mitrovicë, sekuestrohet malli në një depo ilegale

Aktuale

Aksion në Mitrovicë, sekuestrohet malli në një depo ilegale

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përveç në Leposaviq, aksioni lidhur me kontrabandën e mallrave po zhvillohet edhe në Mitrovicën e Veriut, konfirmohet nga policia.

Policia së bashku me Doganat e Kosovës kanë inspektuar një objekt në cep të rrugëve Car Dushani dhe Tetovës, në Mëhallën e Boshnjakëve

“Dyshohet se në këtë objekt ka mallra për të cilat pronari nuk ka dokumentacionin e nevojshëm, si dhe biznes të regjistruar”, kishte deklaruar për portalin Kossev, Veton Elshani, zëvendës komandant i PK-së për Veri.

Ai nuk ka mundur të specifikojë nëse ka mallra të sekuestruara dhe as për cilat mallra bëhet fjalë.

Mirëpo, sipas këtij portali, “në këtë objekt kishte kryesisht produkte të qumështit (qumësht, kos, ajkë)”.

Personat e këtij “biznesi” janë ankuar këtij portali se gjithçka është konfiskuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat