LDK do ta dërgojë sot në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Aktuale

LDK do ta dërgojë sot në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 11:45
Gjykata Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Në njoftim thuhet se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në ora 14:00 do ta dërgojë në Kushtetuese këtë ligj.

“Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Ata kishin paralajmëruar për një veprim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat