Musliu-Shoshi: Për këtë fundvit përpjekja e vetme e Albinit është të vendos sistem autokratik

Aktuale

Musliu-Shoshi: Për këtë fundvit përpjekja e vetme e Albinit është të vendos sistem autokratik

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:57
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë që me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është të vendos sistem autokratik.

Musliu-Shoshi akuzojë Kurtin që hapat e parë të instalimit të këtij sistemi veç e ka mbjellë.

“Të shohim 2024 çka na sjellë”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Postimi i plotë:

Miq,

Për këtë fundvit, me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kryesore e pushtetit të Albinit është të vendos sistem autokratik – i njohur gjithashtu si autoritarizëm!

Hapat e parë të instalimit të sistemit autokratik Albini veç i ka mbjellë, p.sh.Tentimi për të dobësuar institucionet, si parlamentin dhe gjyqësorin, që ofrojnë kontrolle dhe ekuilibra; Pra, çelësi është përdorimi i mjeteve ligjore që përfundimisht i japin legjitimitet demokratik rrëmbimit të pushtetit.

Të shohim 2024 çka na sjellë! Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat