Manxhuka: Ka profile të rreme në postimin e Abdixhikut

Aktuale

Manxhuka: Ka profile të rreme në postimin e Abdixhikut

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:15
Arlind Manxhuka

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se në postimin e fundit të kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka profile të rreme. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se profilet e rreme mund t’i gjeni në postimin e Abdixhikut, për të cilat kishte aluduar ky i fundit.

“Deputeti Abdixhiku deklaronte se janë mbi 30 mijë llogari fake në rrjetet sociale. Shikojeni postimin e tij të fundit dhe të tjerat më poshtë për t’u bindur se ku gjenden ato fake profile”, ka shkruar Manxhuka, në Facebook.

Ai ka paraqitur dhe një video ku shihen disa profile të cilat sipas tij janë të rreme.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kishte thënë se në Kosovë janë mbi 30 mijë llogari të rreme e fiktive me propagandë pro pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat