Xani: Në aspektin procedural, momentalisht pak ka rëndësi a na njeh Serbia

Aktuale

Xani: Në aspektin procedural, momentalisht pak ka rëndësi a na njeh Serbia

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 19:11
Visar Xani

Analisti, Visar Xani, duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, pas marrëveshjeve të arritur në Ohër dhe Bruksel, tha se në situatën e tanishme në aspektin procedural nuk ka rëndësi që a e njeh apo jo shteti serb Kosovën.

Xani tha se e rëndësishme është që Kosova të njihet nga pesëshja evropiane.

“Në aspektin procedural, momentalisht pak ka rëndësi a na njeh Serbia apo nuk na njeh. Ma me rëndësi e kemi të na njoh pesëshja evropiane sesa Serbia. Për shkak se me pesëshen evropiane do të ballafaqohemi në procedura të caktuara, do të kemi nevojë për votën e tyre për tu anëtarësuar në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare”, tha ai.

Analisti tha se pozicioni aktual i dialogut nuk është i favorshëm për Kosovën, pasi që sipas tij, ka presion dhe zhvillim gjeopolitik.

“Pozicioni aktual nuk është i favorshëm për Kosovën për shkak që është në një presion dhe në një zhvillim të paparashikueshëm gjeopolitik. Jemi në një presion diplomatik pothuajse me humbje të përkrahjes ndërkombëtare. Tutje, Kosova nuk ka njohje të reja, Kosova nuk anëtarësohet në organizata evropiane dhe këto janë të gjitha presion për Kosovën dhe nevojë për të arritur më shpejtë te marrëveshja”, deklaroi analisti.

Tutje, ai tha se në momentin që Kosova i kryen obligimet që dalin nga marrëveshja për të ka përfunduar ky proces, dhe pesëshja evropiane nuk ka më argument për të thënë vazhdoje procesin e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat